I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pritet që të vizitojë Shqipërinë.
Escobar do të vizitojë Tiranën nga data 11 deri më 13 Prill.
Zyrtari i lartë amerikan do të takohet me kryeministrin Edi Rama e presidentin Bajram Begaj dhe disa drejtues të tjerë të institucioneve shtetërore dhe drejtues të partive politike.
Escobar ishte në Tiranë Prillin e vitit të kaluar kur ai shoqëronte ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit për çështjet europiane dhe euroaziatike, Karen Donfried.
