Kejvina Kthella ka bërë disa postime në Instastory, ku ka dhënë opinionet e saj për disa nga banorët e “BBV2”, e një prej tyre ishte Jori.
Kejvina ka treguar jo vetëm që është mbështetëse e modeles, por e cilëson atë si një nga banoret më me vlerë brenda shtëpisë.
“Pastaj kemi Jori Dellin, një super vajzë pozitive që s’ka pikë lidhje me djallëzinë e lëpirëseve vërdallë! Edhe kërcënimet e shakat që i bën me Luizin etj., i ka 100% pa të keq, por thjeshtë kërcen, qesh, loz, kënaqet pa asnjë synim të keq! Jori je bukuria e asaj shtëpie”, shkruan Kejvina.