Në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit që u mbajt për herë të parë në Tiranë, kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria është një vend ndryshe nga ai që paraqitet në media, e për këtë ndau një histori të tij personale me prestigjiozen britanike “The Guardian”.
Aplikova për një vizë britanike, m’u refuzoi, miku që më ftoi u zemërua dhe më tha pse nuk shkruan një artikull në The Guardian, unë e shkrova për këtë përvojë, atë kohë Britania ishte në BE dhe e dërgoj, u ktheva shumë vonë në shtëpi dhe atëherë nuk kishte celular, kisha një sekretari telefonike dhe një grua më tha që ‘po ju marrim nga The Guardian dhe duam të flasim me ju’. Së pari titulli dhe së dyti, për diçka brenda lajmit që keni trajtuar. Ajo propozoi një titull që është shumë në rregull dhe kishte diçka shumë për ta ndryshuar në artikull, i thashë pse doni që unë të miratoja këto gjëra, ajo kuptoi që unë isha ai barbari që sapo kisha marrë lirinë dhe më tha kjo është bota demokratike. Disa muaj më pas marrë nga e njëjta gazetë, një artikull të gjatë për Tiranën që duhej botuar “si parajsa e pastrimit të parave”, nuk e di me sa pasaktësi dhe informacion të rremë dhe më kërkuar me mirësjellje nëse kryeministri donte të përfshinte një fjali. Zyra ime u tha jemi gati të flasë se ka shumë pasaktësi dhe dërguam një listë të tërë faktesh, me referenca dhe përgjigja ishte shumë interesante, por do jetë për një kohë tjetër sepse artikulli duhet botuar në orën 12:00 dhe kjo pjesë u botua në gazetë pa asnjë kontroll faktesh dhe pa asnjë të drejtë përgjigje. Duam të mendojmë se civilizimi ynë po evoluon për më mirë”, tha Rama.
Mes të tjerash, ai përcolli mesazhin se krimi, droga, prostitucioni e mafia në Shqipëri kanë mbetur në të shkuarën.