Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shpesh herë është parë në angazhimin e fushatës elektroale në krah të grupit të Alibajt.
Ajo ka publikuar disa foto nga njësia 2 në Tiranë, teksa shkruan se është koha për të mos pushuar në asnjë moment, për t’ia dalë edhe kësaj sfide. Por postimi i saj ka marrë një “lumë” komentesh negative, duke e akuzuar bashkë me grupin e “vulës”, si ndihmësa të “Rilindjes”.
Komentues të tjerë i bëjnë thirrje që i gjithë grupi i Alibeajt të japë dorëheqjen në bllok, pas kësaj përçarje që i kanë shkaktuar PD-së.
Përsa i përket Tiranës, një qytetare e pyet nëse i lejohet “tironasve” që të votojnë një gjirokastrit, duke iu referuar kandidaturës së Roland Bejkos i cili garon për kryeqyetitin për grupin e “vulës”.
Komentues të tjerë e akuzojnë si të shitur, të pafytyrë, nënpunëse të Ramës, e të tjerë “e sfidojnë” të zbresë në bazë e ta shikojë se sa vlen.