Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me foto nga kantieri i Poligonit të parë publik të testimit praktik, ku thotë se do të jetë një stacion trajnimesh profesionale.
“MIRËMËNGJES dhe me punën që vijon në kantierin e Poligonit të parë publik të testimit praktik për Leje Drejtimi dhe Qendrës së parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale në Fushë-Prezë, Tiranë, ku një sipërfaqe rreth 6,000 m2 do të kthehet në hapësirë të teknologjisë, pikë takimi për aktivitete edukative për moshat e reja, stacion trajnimesh profesionale, si edhe do të shërbejë për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore, orë Këndi Trafiku dhe Aktivitete Mësimore shtesë, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
