Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Jakup Krasniqi përlotet në Gjykatën e Hagës

17:59 / April 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
krasniqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kreu i UÇK-së, Jakup Krasniqi është përlotur në një moment gjatë ditës së dytë të gjyqit në Gjykatën Speciale Në Hagë.

Gjatë mbrojtjes që avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe po bënte në Gjykatën Speciale teksa po fliste për UÇK-në dhe organizimin e saj gjatë luftës serbe në Kosovë, Jakup Krasniqi nuk i ka mbajtur dot lotët.

“Kjo ishte një ushtri luftëtare-vullnetare. Njerëz që iknin e dilnin siç dëshironin. Ofensiva serbe shkatërroi njësitë individuale të UÇK-së dhe dëmtoi strukturën e komandës së UÇK-së saqë edhe pjesa më e madhe e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së ikën nga Kosova.

Gjatë kësaj periudhe kohore, pothuajse i gjithë shtabi nuk ishte në Kosovë. Ofensiva serbe, e dyta, jo e 98-ën, tani po flasim për fushatën masive të vitit 1999 që pengoi çdo mundësi që UÇK-ja të vepronte si një njësi e bashkuar”, tha avokati i Thaçit, Kehoe në momentin kur Krasniqi u përlot.

Më herët, ish-kreu politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, duke iu drejtuar Gjykatës Speciale tha se ky do të jetë rrugëtimi drejt të vërtetës dhe drejtësisë.

“E drejta dhe vërteta janë parime të çmuara për mua. Ndjej keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat e kësaj lufte, pavarësisht nga përkatësia. Viktima s’marrin drejtësi kur të pafajshmit ndiqen.

Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër. Jam i pafajshëm nga të gjitha këto akuza. Jam gati që të përballem me këtë sfidë të re dhe të kem sukses për familjen, popullin dhe vendin tim”.

Gjykatën e Hagës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti iranian: Jemi në një luftë në shkallë të plotë, ekonomia është kthyer në fushëbetejë

12:27 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.