Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Kolaudimi i sahatëve të energjisë. Nisin procedurat për shpeshtimin e kontrolleve

18:08 / April 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Energjia kursim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurat për ndryshimin e kontratës tip për kolaudimin e matësve të energjisë. Vendimi ka ardhur pas kërkesës së Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, që ka në fokus liberalizimin e tregut, duke zgjeruar numrin e kompanive që e ofrojnë këtë shërbim aktualisht.

Në shkresë, OSSH e sheh me vlerë dhënien e autorizimeve të tjera, me qëllim rritjen e rezultatit, shpejtësinë e proceseve dhe shkurtimin e afateve të testimit periodik apo dhe gjithë proceseve të tjera që do të kryhen prej saj, në bashkëpunim me subjektet e autorizuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë.

Po ashtu, kërkohen ndryshim  i frekuencës së verifikimit, që aktualisht është 2 vjet. “Vendosja e një afati të ri, do të mund të ndjekë më mirë dinamikën e zhvillimit të sistemit elektroenergjetik në tërësi dhe atë të sistemit të matjes në veçanti. Sistemi i matjes së energjisë elektrike zë një rol të veçantë edhe në dinamikën e hapjes dhe liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në vendin tone”, – thuhet ndër të tjera në shkresë.

Nga ana tjetër kërkohet përjashtimi i Drejtorisë së Përgjithme të Metrologjisë  në përgatitjen e planit vjetor të shërbimeve, duke sqaruar se plani i testimit periodik të matësve është një proces tërësisht i shoqërisë OSSH sh.a. dhe si i tillë, nuk mund të diktohet nga asnjë institucion tjetër.

“Do të ishte me vend që roli i DPM-së në këtë proces të reduktohej vetëm në kontrollin e periudhave tëtestimit të matësve, sipas Kodit të Matjes’, – argumenton OSSH. Gjithsesi, do të jetë vendimi përfundimtar i ERE-s, që do të prcaktojë nëse kërkesat do të merren në konsideratë dhe do të miratohen.

Enti Rregullator i Energjisë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.