Mëngjesin e kësaj të mërkure, kryeministri Edi Rama e ka nisur me foto të nxënësve dhe të gjimnazistëve, ku edhe tregon se janë mbi 10 mijë të rinj që janë pjesë e ndeshjeve të 700 skuadrave.
“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë krejt të veçantë të formësimit përditë e më mirë të lëvizjes sportive në shkolla, ku mbi 10 mijë fëmijë të shkollave 9-vjeçare dhe të reja e të rinj të gjimnazeve, janë bërë pjesë e ndeshjeve pasionante të 700 skuadrave, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
