Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Beart Rexhepi, i cili u bë i njohur pas lidhjes me Tea Trifonin, por që nuk zgjati dhe aq shumë, u tërhoq nga bota e ekranit, duke e zhvendosur fokusin në një fushë që lidhet me fitnessin.
Bearti është shpallur kampion në nivel vendi në garat e Federatës së Bodybuilding.
Në kategorinë e fitnesit “Men’s Physique 1.83”, Bearti mori vendin e parë i parë, i cili falë performances, u shpall edhe fitues i vendit të dytë në kategorinë “Absolute Champion Men’s Physique”.
Kujtojmë se pasioni për fitnessin e ka shoqëruar prej vitesh Beartin e mesa duket ka vendosur ta çojë pasionin në një stad tjetër.