Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të enjte e ka nisur me një lajm për të rinjtë. Plot 2600 të rinj kanë zgjedhur të profesionalizohen në fushën e programimit “Python Fullstack”.
Po ashtu Rama ka publikuar në Facebook-un e tij edhe njërin prej të rinjve që ka zgjedhur të ndjekë kursin me mbështetje financiare të plotë nga qeveria.
“Mirëmëngjes, dhe me Xhonin një ndër 2599 të rinjtë që ka zgjedhur të profesionalizohet në fushën e programimit “Python Fullstack”, pranë akademisë Betaplan, me 100% mbështetje financiare nga qeveria për programin e kodimit, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
