Presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Milatović thotë se rruga europiane është e padiskutueshme, dhe se politika e jashtme bazuar në marrëveshjet e nënshkruara ndërkombëtare nuk do të ndryshojë.
I pyetur nga gazetarët nëse kjo do të thotë se nuk është reale të pritet tërheqja e njohjes së Kosovës, Millatoviç tha se “kjo është e qartë”.
“Ne mbështesim gjithçka për të cilën do të bien dakord Beogradi dhe Prishtina. Mendoj se normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës është i rëndësishëm për të gjitha vendet në rajon, dhe Mali i Zi dëshiron të jetë një fqinj i mirë që do të promovojë marrëdhënie të mira fqinjësore”, tha ai.
