Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Më 5 maj Dita pa Makina, Veliaj: Automjetet, ndotësit kryesorë të ajrit

12:46 / April 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veliaj 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më 5 maj në Tiranë do të jetë “Dita pa makina”. Këtë e bëri të ditur vetë kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë një takimi të organizuar nga ambasada hungareze për promovimin e teknologjisë në mirëmenaxhimin e qyteteve.

Sipas tij ndotësit kryesorë të ajrit të Tiranës janë makinat. Duke iu referuar pikërisht mundësisë që ofron tashmë aplikacioni “Tirana Ime”, mbi matjen e nivelit të ndotjes së ajrit në Tiranë, (aktualisht përditësimi funksionon vetëm për Android dhe së shpejti do jetë edhe për sistemin iOS) ai bëri publike disa të dhëna, ku rezulton se në vendet me qarkullim më të madh dhe në pikun e trafikut të automjeteve, niveli i ndotjes së ajrit nga grimcat e dëmshme që lëshojnë ato, është më i lartë se zakonisht.

Veliaj tha se nga matjet që janë bërë nëpërmjet matësve të rinj të ndotjes në orët e para të ditës, ka rezultuar një nivel më i ulët grimcash të dëmshme se sa në momentin kur ka një qarkullim të shtuar të automjeteve.

Veliaj tha se Bashkia e Tiranës do të ndjekë ato politika mjedisore që nxisin sa më pak lëvizje me makina. Kjo është arsyeja pse në Tiranë do të shtohen edhe ditët pa makina, duke filluar nga 5 Maji.

“Kjo na ndihmon në vendimmarrje dhe kjo është arsyeja pse duam që çdo muaj të bëjmë një ditë pa makina. Dita e ardhshme pa makina, pas Ditës së Verës, do të jetë 5 Maji. Është e diel, qëllon që është Dita e Dëshmorëve, është një mundësi fantastike për të lënë makinat, për të nderuar ata që luftuan për këtë vend, por edhe për t’i dhënë kohë Tiranës të ventilohet. Sepse qyteti është si një shtëpi: nëse ka njerëz pa fund, që kanë ngrënë, kanë pirë, kanë fjetur, kanë kryer nevojat personale, duhet të hapësh dritaret, të ajroset shtëpia. Unë besoj se duke trajtuar qytetin si një shtëpi, edhe me konceptet smart city, kemi nevojë të caktojmë ditët që do ajrosim shtëpinë”, sqaroi Veliaj.

automjetet Dita pa Makina veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.