Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gradat për sportistët elitarë, Rama: Sot sporti del nga harresa. Vlerë morale dhe profesionale

10:54 / April 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1680770104 Screenshot4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në ceremoninë e dhënies së gradave ushtarake për sportistët elitar të Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri Edi Rama tha se nga sot sporti del nga harresa. Po ashtu kreu i qeverisë, tha se shembulli i forcës së tyre do të vihet në dispozicion për trajnimin e forcave të FA-së. Rama tha edhe se ka hequr nga supet një barrë të trashëguar nga qeveritë shqiptare.

“Sot është ditë historike për sportistët dhe Forcat e Armatosura, sepse bëhen pjesë e FA një grup sportistësh që kanë ngritur lart flamurin kuqezi në arenën ndërkombëtare. Pjesë e FA janë edhe tre shqiptare e Kosovës, që do jenë nën të njëjtin flamur për të njëjtin mision, me të njëjtat ambicie dhe vullnete të bashkuara; në funksion jo vetëm të sportit por edhe Forcave të Armatosura.

Përfshira e tyre si Kolonel dhe Kolonele e FA dhe gradave të tjera për arritjet në sport, përbën një vlerë të shtuar morale dhe profesionale, përtej simbolikës. Kampionët dhe kampionët, tanimë të dalë përfundimisht nga zona e harresës dhe braktisjes nga shteti, do jenë mes ushtarëve dhe drejtuesve të tyre, për përpjekjen për ta ngritur më lart arritjen e tyre.

Shembulli i forcës së tyre do vihet në dispozicion për trajnimin e forcave tona. Vijmë sot këtu për t’u dhënë dorën sportistëve tanë më të mirë. I bëjmë të mundur që të përfaqësojnë me dinjtet Shqipërinë. Është e rëndësishme për këta fëmijë që janë sot këtu, që duan t’i ngjajnë një ditë kampionëve tanë. Nuk do jenë kampionë të harruar dhe njerëz të braktisur. Do kenë një pagë deri në moshën aktive por edhe një pension dinjitoz”, tha Rama.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E motra e djalit që plagosi syrin pretendon se shpenzimet i ka bërë familja, jo shteti! Reagon Kryeministri Rama

17:45 / October 25, 2026

Plagosja e të riut gjatë protestës, Koçiu: Mos e përdorni për të justifikuar dhunën!

17:21 / October 25, 2026

Një protestues pro dialogut, të tjerët e godasin! Shtrihet në tokë, e tërheqin deri te shkallët e kryeministrisë!

16:20 / October 25, 2026

Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Vlorë, baltë dhe dhera në rrugë

13:38 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.