Gjykata e Tiranës këtë të enjte, ka lënë në “arrest me burg” Altin Mergjyshi (Deda), i cili disa ditë më parë plagosi tre persona në Laprakë të Tiranës. 40-vjeçari Mergjyshi goditi me thikë italianin Masimo Sorvillo, bashkëshorten e tij 40-vjeçare, Roxhersa Rrapollari dhe babain e saj, 64-vjeçarin Viktor Rrapollari. Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal dhe dyshohet se shkak është bërë pushimi nga puna nga pronari italian. Dëmtimet më të rënda i mori 64-vjeçari Viktor Rrapollari.
Postime te ngjashme
Add A Comment
