Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave këtë të premte, kryeministri Edi Rama tha për mediat se kanë dakordësuar projektligjin për rritjen e pagave. Rama tha se në harkun kohor brenda një viti paga mesatare do të shkojë nga 563 euro në 900 euro. “Dola sot këtu sepse është një nga ditët të shënuara të qeverisjes. Sapo kemi dakordësuar projektligjin për reformën e re të pagave. Kemi sanksionuar e zeza mbi të bardh se në harkun e një viti paga mesatare do shkojë nga 563 euro në 900 euro”, tha Rama.
Nga ana tjetër, Rama ka prezantuar edhe vendimet e qeverisë për rritjen e pagave për disa sektore. “Paga e mësuesve në arsimin e mesëm do të shkojë mbi 100 mijë lekë. Në arsimin bazë do të shkojë nga 74 mijë deri në 95 mijë. Këto janë shifra bazë. Kohëzgjatja në detyrë dhe nivelet e kualif8ikimeve bëjnë që gjërat të jenë edhe më mirë. Është koha të bëjmë një rritje të konsiderueshme pedagogëve me 20%. Është kënaqësi e posaçme tu them infermierëve të kapin një pazë pre 87 mijë lekësh”,-Rama.
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj pohoi se rritja e pagave për mjekët dhe infermierët, punonjësit e administratës qendrore, mësuesit dhe zjarrfikësit, dhe disa kategori të tjera, do të hyjë në fuqi këtë muaj, në prill.
“Në vitin 2025 kur kjo politikë të ketë hyrë e gjitha në fuqi, do kemi një efekt në buxhetin shtesë prej 38 miliardë lekësh, të cilat do të mbulohen brenda ruajtjes së parametrave tërësore të politikës fiskale shqiptare. Do vijojë të respektohet rregulli i reduktimit të borxhit. Rritja e pagave nis nga prilli për të gjitha kategoritë e arsimit, shëndetësisë dhe sigurisë”, tha ministrja.
