Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Çështja Becchetti, Rama: Shteti nuk ka paguar asnjë qindarkë. Vendimi i Arbitrazhit një skandal

11:40 / April 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama ok 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama e cilëson skandaloz, vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar në favor të Francesco Becchetti-t. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pas mbledhjes së qeverisë, Rama tha se Shqipëria “do të hapë probleme të mëdha” me këtë gjykatë, ndërsa shtoi se po analizohet edhe mundësia për të dalë fare nga juridiksioni i saj. Rama tregoi edhe se shteti shqiptar nuk ka paguar asnjë qindarkë dhe se beteja me biznesmenin italian do të vijojë deri në fund.

Pyetje: A ka pasur ndonjëherë bllokim të llogarive të Albkontrollit në Bruksel dhe a mendoni se në rast se nuk ka pasur, do të ketë një bllokim të tillë për sa kohë që gjoba që Becchetti i ka vënë shtetit shqiptar, që ka fituar në Arbitrazh vazhdon të jetë në fuqi?

Edi Rama: Së pari meqë më dolët në këtë temë kaq të dashur për ata që mendojnë se e mira e tyre është e keqa e Shqipërisë, dhe që gëzohen sa herë ka një lajm të kësaj natyre, në vend se të revoltohen që një kriminel i gjykuar dhe i dënuar me 17 vjet burg për mashtrim të shtetit shqiptar, arrin të çajë rrugën në një gjykatë me të cilën ne do të hapim probleme të mëdha, duke filluar nga java e ardhshme dhe nga e cila madje po analizojmë dhe mundësinë e daljes fare nga ai juridiksion, sepse është skandaloze ajo që ka ndodhur.

Por ajo që ka rëndësi sot, për ta dëgjuar publiku është se po këta njerëz i kanë thënë publikut para nja dy vjetësh që Shqipëria i ka paguar ato para. Po këta njerëz kanë shpërndarë edhe fletëpalosje në makina në bulevard dhe poshtë dyerve, që ikën 100 milionë. Këta 100 milionë nuk paskan ikur pra dhe ju tani po bëni pyetjen a janë bllokuar a s’janë bllokuar, domethënë që s’janë fare, gjëkundi në xhepin e atij “mashtros”.

Edhe mendoj që ky është momenti që t’i kërkoni falje shqiptarëve që i keni gënjyer për kaq shumë kohë duke i thënë të kundërtën. Sa i përket luftës me të, pa asnjë diskutim ne e bëjmë dhe do ta bëjmë deri në fund, edhe pa këtë soj të prishur shqiptarët.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E motra e djalit që plagosi syrin pretendon se shpenzimet i ka bërë familja, jo shteti! Reagon Kryeministri Rama

17:45 / October 25, 2026

Nënprefekti Hasan Pasha prezanton librin “Qëndrestarët”, një histori 35-vjeçare e socialistëve të Matit

11:38 / October 25, 2026

FOTO-LAJM: Protesta “studentore” me Flamur Nokën në krye

13:38 / October 24, 2026

“Së shpejti masa për barazinë sociale”/ Rama: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

12:51 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.