Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Kaos në telefoninë celulare, Vodafone “sulet” për t’i vjedhur klientët One Albania

14:55 / April 7, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
one vodafone
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompania hungareze e telekomunikacionit 4iG hyri në tregun shqiptar pak vite më parë duke blerë fillimisht Telekom Albania dhe më pas Albtelecom, duke u kthyer kështu në operatorin me numrin më të madh të abonentëve në treg, të paktën në letër.

Gjatë transforimimit, kompanisë iu desh që të bashkonte Telekom Albanian dhe Albtelecom nën brandin e ri ONE Albania, gjë e cila nuk duhej të ndodhte vetëm në çështje logosh dhe marketingu, por edhe teknikisht.

Ky proces po has në probleme shumë të mëdha teknike duke bërë që mijëra abonentëve t’iu shkëputet shërbimi pa asnjë paralajmërim.

Në këto kushte, duket se kompania “Vodafone” është “hedhur në sulm” dhe po tenton që t’i marrë klientët. Klientët e Albtelecom, janë kontaktuar nga kompania Vodafone me qëllim bartjen e numrit duke i ofruar edhe promocione “joshëse”.

Miërpo, kjo praktikë është e ndaluar nga AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) pasi kompanitë nuk mund të telefonojnë klientët e një kompanie tjetër dhe t’i propozojnë bartjen e numrit.

Neni 14

Njoftimi

(ndryshuar pikat 2, 5, 7 dhe 9 me ligjin nr. 102/2012, datë 24.10.2012)

Cilido sipërmarrës që, për qëllime fitimi, parashikon të ofrojë një rrjet ose shërbim të komunikimeve elektronike, duhet të njoftojë AKEP-in përpara fillimit të funksionimit, ndryshimit ose ndërprerjes.
2.Njoftimi i sipërmarrësit bëhet me shkrim, sipas rregullave të miratuara nga AKEP-i, dhe duhet të përmbajë informacionin e mëposhtëm:

a) emrin dhe adresën e ofruesit;
b) të dhënat e regjistrimit ligjor të sipërmarrësit;
c) personat e kontaktit të sipërmarrësit;
ç) përshkrimin e shkurtër të rrjetit ose shërbimit;

d) datën kur është parashikuar fillimi i ofrimit, і ndryshimit ose veprimtarisë.
Njoftimi shoqërohet me deklaratën se:
a) informacioni është i saktë;
b) sipërmarrësi do t’i zbatojë detyrimet ligjore.
Sipërmarrësit (operatorët dhe ofruesit e shërbimit) janë të detyruar të raportojnë në AKEP të gjitha ndryshimet në informacionin e paraqitur gjatë njoftimit, brenda 30 ditëve nga ndodhja e tyre.
Në redaksi kanë mbërritur një numër i madh ankesash në lidhje me ndërprerjen e shërbimit nga kompania ONE Albania fill pas fillimit të procesit të bashkimit të kompanive.

Pse ka dështuar?

Kompania njoftoi abonentët se më datë 1 prill të gjitha numrat Albtelecom do të kalonin në ONE Albania dhe kjo kërkon një process teknik të komplikuar për të mos shkaktuar dështime rrugës. Duket se ONE Albania ka tentuar të instalojë një sistem tjetër nga një vend i lindjes, gjë e cila ka bërë që të dështojë gjithçka.

Problemi ka nisur po ashtu edhe për faktin se është vërejtur një “crash” mes numrave të njëjtë që ishin në Albtelecom me prefix (067) me ata që janë në ONE Albania me prefiks (068).

E gjithë kjo rrëmuje me numrat dhe ndërprerje të shërbimit për abonentët është shoqëruar me akuza të forta nga vetë abonentët e Albtelecom dhe ata të ONE, të cilët tashmë kanë mbetur pa sinjal pavarësisht se kanë paguar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Doganat mbledhin 164,9 miliardë lekë në 8 muaj, 6,8 miliardë më shumë se vjet! Karburantet dhe cigaret ndër burimet kryesore të rritjes

13:59 / September 24, 2026

Çmimet e banesave frenojnë rritjen, por nuk ulen, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament

20:43 / September 23, 2026

Rimbursimi i Tatimit të Mbipaguar në DIVA/2025: Përfitojnë mbi 2 mijë individë me vlerë 32.7 mln lekë

14:15 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.