Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi vendimin për shkarkimin e gjyqtarit të Matit, Rexhep Karaj

19:13 / April 7, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 e5a9154c270cc7019287db443e342637
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kolegji i Posaçëm i Apelimit la sot në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Rexhep Karaj.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rexhep Karaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 478, datë 25.11.2021.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Rexhep Karaj. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra më datën 25.11.2021, subjektin e rivlerësimit Rexhep Karaj, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mat.

Rexhep Karaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punonte prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Matit. Paralelisht me procesin e vetingut, Karaj është aktualisht në një hetim disiplinor nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

matit Rexhep Karaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.