Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Dëshmia e 2 ekspertëve, ja pse UEFA “groposi” Skënderbeun

15:14 / April 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eksperti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në raportin me 93 faqe për dënimin e Skënderbeut, UEFA ka analizuar ndeshjet europiane të Skënderbeut, duke marrë mendimin e individëve që nuk kanë pasur lidhje me këtë çështje. Dy ekspertët që kanë marrë në analizë ndeshjet europiane të Skënderbeut nuk janë emra të panjohur për botën e futbollit europian.

Bëhet fjalë për Majkëll Epëllton, i cili ka drejtuar Leiçesterin në Premier Ligë. Ndërsa Zhak Krëvuazie është një trajner francez, i cili në të kaluarën ka drejtuar përfaqësueset e moshave të Francës. Prej disa kohësh ai punon si bashkëpunëtor i FIFA-s dhe UEFA-s në aktivitete të ndryshme.

Të dy kanë kritikuar ashpër lojën e korçarëve. “Është shumë e pazakontë të shohësh se si shpejtësia dhe ritmi i lojës ndryshoi nga pjesa e parë në të dytën dhe akoma më shumë në minutat e fundit të disa ndeshjeve, veçanërisht Krusaders-Skënderbeu. Nga ana psikologjike, disa shenja janë të pranueshme kur ekipi pëson një gol, por në disa rrethana, të cilat ne kemi marrë në analizë kanë ndodhur gjëra më shumë se kaq. Impresioni është që disa lojtarë kanë vendosur ta lënë lojën… Duke marrë në analizë goditjet që pëson skuadra e Skënderbeut, 4.59 për ndeshje, 10 goditje në 6 minuta kundër një ekipi si Krusadersi janë shumë domethënëse”, thuhet ndër të tjera në dosjen për Skënderbeun.

Ndërkohë, tashmë mësohet se këta ekspertë janë tërhequr nga kjo dëshmi, por mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i KAS.



Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Formacionet zyrtare/ Franca me “artilerinë e rëndë” në sulm, Maroku pa yllin e ekipit nga minuta e parë!

21:18 / July 9, 2026

“Bëhet shumë zhurmë”/ Norvegjia ndërron hotel para çerekfinales së Botërorit, lojtarët u ankuan

20:18 / July 9, 2026

Botërori 2026/ Akuzat e Egjiptit për favorizim të Argjentinës, Collina: Askush s’ndërhyn te arbitrat, as Infantino

16:21 / July 9, 2026

Sonte rikthehet dueli i Botërorit 2022, Francë-Marok

10:54 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.