Sot Asambleja e Partisë Socialiste Mat zhvilloi një mbledhje për ndarjen e detyrave për çdo strukturë të PS-së.
Deputetja e Qarkut Dibër Aurora Mara tha se të gjithë duhet të mobilizohemi për të arritur një fitore bindëse. Qeveria ka investuar në këtë bashki në sektorë të rëndësishëm. Mara shtoi se duhet punuar që PS të fitojë shumicën edhe në këshillin bashkiak.
Kryebashkiaku i Matit Agron Malaj kërkon mbështetje për një mandat të dytë.
“Ne kemi ndërtuar një model pune dhe menaxhim të mirë të fondeve. Ne duhet të jemi sëbashku për zhvillimin ekonomik të Matit. Duhet të takohemi me çdo votues dhe t’u kërkojmë atyre mbështetje për zgjedhjet e 14 majit.
Kemi realizuar 68 projekte dhe po hartojmë projekte të reja për zhvillimin e Matit. Kemi investuar në infrastrukturë, rikonstruksion në shkolla, kopshte dhe çerdhe.
Aktualisht po asfaltojmë 25 km rrugë dhe jemi të vendosur që gjatë mandatit tjetër do të asfaltojmë rrugë të fshatrave” – nënvizoi Malaj.