Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët katolikë me rastin e Pashkës. Kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjete sociale, thotë se kjo ditë simbolizon Ringjalljen e Krishtit dhe celebron dashurinë e pafundme dhe sakrificën për njeriun.
“Dhe me ditën e Ringjalljes së Krishtit, që celebron dashurinë e pafundme dhe sakrificën për njeriun, ju uroj gëzuar Pashkën Katolike”, shkruan Rama.
Në liturgjinë e krishterë, kremtimi i Natës së Ngjalljes së Jezu Krishtit është zemra e thelbi i krishterimit, është qendra e kulmi i tërë vitit liturgjik kishtar.
