Edhe pse Lulzim Basha ka deklaruar se ka dhënë dorëheqjen, ende ai nga demokratët që mbështesin grupimin e Alibeajt njihet për kryetar.
Sikurse mund të shihni edhe këtë foto të publikuar vetë nga kandidati i Tiranës Roland Bejko gjatë një takimi me demokratët e degës 6 në Kombinat, në mur qëndron ende portreti i Lulzim Bashës.
Nuk dihet nëse kjo do të thotë se demokratët që kanë ende vulën zyrtare të PD-së, do të kërkojnë pas zgjedhjeve rikthimin e Bashës apo ka mbetur për inerci nga e shkuara.
