Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shtetësia shqiptare më e lehtë për të huajt

13:35 / April 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pasaporta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Brendshme ka hartuar disa ndryshime në ligjin për shtetësinë, që i lejon të huajt të pajisen me shtetësinë shqiptare. Një prej propozimeve që janë dërguar për konsultim publik, ka të bëjë me fëmijët e porsalindur. Kjo mund të arrihet vetëm në rastin kur dy prindërit e huaj, japin pëlqimin që fëmija të pajiset me shtetësinë shqiptare.

Kjo praktikë shtohet sërish, pasi ka qenë parashikuar edhe në ligjin për shtetësinë shqiptare të vitit 1998, që më pas është shfuqizuar.

Një tjetër ndryshim është dhe heqja e kriterit kufizues të moshës 18-vjeç për përfitimin e shtetësisë shqiptare. Kjo do të bëhet e mundur kur i riu nuk përbën kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të vendit, por edhe në rastet kur Republika e Shqipërisë ka interes kombëtar apo interes në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë dhe sportit. Shtetësia e personave që nuk kanë mbushur moshën 18-vjeç mund të fitohet vetëm me pëlqimin e të dy prindërve apo kujdestarit ligjor.

Sipas relacionit shpjegues të projektligjit, këto ndryshime ligjore kanë për qëllim që Shqipëria të përthithi sa më shumë talente nga fusha të ndryshme që nuk e kanë mbushur moshën 18 vjeç. Një ndër propozuesit kryesor të ndryshimeve ligjore është Federata Shqiptare e Futbollit. FSHF është e mendimit se vendosja e kriterit “që të ketë mbushur moshën 18 vjeç”, sjell një kufizim të madh në drejtimin e kërkimit, zbulimit të talenteve të reja (jo me shtetësi shqiptare) për dhënien e kontributit të tyre në skuadrat e kombëtares shqiptare.

Miratimi i këtij projektligji nuk shoqërohet me efekte financiare shtesë për buxhetin e shtetit, përkundrazi do të ketë efekte financiare pozitive nga të ardhurat që do të mblidhen nga tarifa që aplikohet për shtetësinë.

Projektligji për shtetësinë pritet të marrë kohë pasi do të diskutohet edhe nga deputetët në komisionet parlamentare deri në finalizimin e plotë të tij në seancë plenare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend! Shqipëria synon mbylljen e negociatave në vitin 2027

12:50 / November 5, 2026

Rama: Anëtarësimi në BE nuk është për Brukselin apo Parisin, por për shtetbërjen europiane të Shqipërisë: Shqiptarët duhet të rrisin fëmijët këtu si në Europë

12:43 / November 5, 2026

Rama: Shqipëria ka përpara një vit vendimtar drejt BE-së, anëtarësimi objektiv ambicioz por i arritshëm: “Nuk do ta humbasim këtë mundësi historike”

12:39 / November 5, 2026

Protestat/ Rama: Progresraporti i BE-së kërkon dialog politik, e drejta për protestë duhet garantuar dhe dhuna duhet shmangur

12:36 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.