Këtë të martë Partia Socialiste do të mbajë mitingun hapës për fushatën elektorale të 14 majit. “Kurrë pas, përpara” është slogani që do të shoqërojë socialistët gjatë garës elektorale për zgjedhjet vendore.
Në orën 18:00 në sheshin “Skëndërbej” do të mbahet mitingu hapës dhe do të prezantohet edhe slogani. Të pranishëm në shesh do të jenë edhe kandidatët e PS në 61 bashkitë e vendit.
Pas lançimit të sloganit socialistët do të nisen në Farkë për të mbjellë pemët, të cilat janë blerë nga financimi që PS kishte për organizmin e fushatës, por vendosën që një të tij ta çojnë për mbledhjen e fidanëve në të gjitha bashkitë e vendit.
