Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fotografia që “tronditi” botën/ Sherife Luta rrëfen historinë e trishtë në një ekran shqiptar

18:36 / April 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ikone
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kjo është fotografia  në të cilën pasqyrohet e gjithë historia e dhimbshme e Luftës së Kosovës, ku është dokumentuar momenti i largimit të një grupi të madh banorësh me në krye një grua, e cila mban në gjoks të bijën vetëm 6 muajshe.

Protagonistet e fotos, Sherife Luta dhe e bija Besa, bashkë me kryefamiljarin, ishin të ftuar për herë të parë në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të rrëfyer live ngjarjen e pabesueshme të 20 viteve më parë.

3 2

Sherifja kujtoi vështirësitë e atij udhëtimi të gjatë në këmbë, ku iu desh të vazhdonte pa praninë e të shoqit, pa  ngrënë dhe me vajzën e vogël në krah, që e ushqente gjatë gjithë kohës vetëm me qumësht gjiri, shkruan Top Channel.

Në një moment kur të gjithë kishin dyshuar se vajza kishte ngrirë nga i ftohti, kunata e Sherifes e kishte futur në furrën e pjekjes për ta ngrohur, me shpresën që  e vogla do ishte ende gjallë.

Fatmirësisht Besa sot gëzon shëndet të plotë dhe është fëmija i madh i familjes, që më vonë u lumturua edhe me ardhjen në jetë të dy djemve.

Ajo tregoi se ndihet pafund krenare për forcën dhe sakrificën e nënës, që pa dijeninë e saj u kthye në një nga figurat më të komentuara edhe në mediat botërore.

1 3

Fotografia rrefen historine tronditi boten
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.