Ditën e martë Partia Socialiste çeli fushatën zgjedhore për 14 Majin. Këtë mëngjes, kryeministri Edi Rama e ka nisur me foto nga aktiviteti që kishte vetëm deputetët dhe 61 kandidatët.
Kreu i qeverisë shkruan se rrugëtimi i gjelbër drejt 14 Majit, do të bëhet me të parën fushatë që do të lërë pas më pak ndotje mjedisore.
“MIRËMËNGJES dhe me fotoalbumin e nisjes së rrugëtimit të gjelbër drejt 14 majit, ku falë shkurtimit të shpenzimeve për propagandë elektorale do të financojmë dhurime pemësh në çdo bashki, duke e kthyer këtë fushatë në të parën fushatë që do të lërë pas më pak ndotje mjedisore, akustike e vizuale dhe më shumë oksigjen në stacionet e saj, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
