Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndërtesat mbi 50-vjeçare, Veliaj: Pasaportë sigurie për çdo godinë, nuk bëhet fjalë për të prishur banesa

21:23 / April 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion veliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi projektvendimin për auditimin e pallateve të vjetra mbi 50-vjeçare. Në një intervistë për Klan News, Veliaj tha se ky vendim nuk ka lidhje me prishjen e këtyre ndërtesave, por me skanimin dhe krijimin e një pasaporte sigurie për çdo godinë.

“Këtu bëhet fjalë për të bërë një analizë të pallateve sidomos të atyre të ndërtuara me punë vullnetare, 60-70 vjeç, për të ditur ku kemi nevojë për përforcime. T’ju jap një shembull, me pallatin që është te Partizani panjohur, te ish-kinema Partizani, pallat i vjetër, por u pa që kishte nevojë vetëm për përforcim kolonash. Ne bëjmë një rrethim me fije çeliku, betonohet, qartazi duhet të hyjmë në çdo kat që të betonohet dhe nuk u prish pallati. Pra, këtu bëhët fjalë të bëhet një skaner të çdo pallati dhe si çdo qen e çdo mace ka pasaportë duhet të ketë edhe një pallat njerëzish. Në bazë të këtyre ndërhyrjeve diku do të duhet të bëjmë përforcim, diku do të duhet të bëjmë një mur mbajtës, kur katet e pare lokalet i kanë ndërruar. Bëhet fjalë për të ndihmuar njerëzit, bëhet fjalë për nder, jo për qeder. Nuk kemi asnjë rast që duhet shembur që ne nuk e kemi tashmë të certifikuar për shembje prej tërmetit. Këtu bëhet fjalë për t’i paraprirë gjërave që do të vijnë. Është më mirë ta parandalosh një sëmundje se sa ta luftosh. Bëhet fjalë për t’i dhënë çdo pallati të ndërtua para 50 vitesh e sipër një pasaportë e të themi: ka këto cene, dhe po të ndërhyjmë mund ta shërojmë këtë organizëm prej betoni”, tha Veliaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthimi në Elbasan, gjendet nën rrënojat e pallatit viktima e dytë

08:38 / November 5, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.