Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shehu: Vuçiç propagandë kundër UÇK-së. Balla: Kemi iniciuar miratimin e një rezolute të re në Asamblenë e Këshillit të Europës

11:43 / April 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vucic ka aktivizuar propaganden kunder UCK se ne rrime e fleme Debate per Kosoven ne Kuvendin e 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjyqi në Hagë i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shkaktuar debate në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti i PD-së, Tritan Shehu kërkoi edhe një herë kalimin për miratim të rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë, si dhe dërgimin e çështjes në gjykatat ndërkombëtare.

“Duke shkelur procedurën tonë, krijojmë dëme të mëdha të të drejtës shqiptare. Duhet të ballafaqohemi ndaj krimeve që janë bërë në kurriz të shqiptarëve. Në një kohë kur në Hagë, drejtuesit e UÇK-së po kërkohet të dënohen për krime lufte, ne nuk kemi guximin të dënojmë këtu atë që ka ndodhur realisht, gjenocidin serb në Kosovë. Pra dominon shpifja, e pavërteta për të njollosur shqiptarët aty dhe ne nuk themi që gjenocidi ka qenë ai që ka bërë Serbia aty”, tha Shehu. “Qeveria shqiptare duhet të ndihmojë Kosovën që ta adresojë këtë çështje në gjykatat ndërkombëtare, sepse Kosova nuk mund ta bëjë, duke qenë se nuk është anëtare e OKB-së”.

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se Kuvendi e ka adresuar këtë çështje. “Madje në Asamblenë e Këshillit të Europës kemi iniciuar miratimin e një rezolute të re lidhur me pretendimet se gjoja, gjatë luftës në Kosovë, paska pasur trafik organesh apo krime të tjera. Jemi të gjithë në dijeni që ditën e djeshme, qeveria e Kosovës ka miratuar 14 prillin si ditë memoriale për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës. Edhe Kuvendi i Shqipërisë dhe institucionet e tjera duhet që gjatë kësaj dite edhe ne të organizojmë aktivitete në përkushtim dhe si shprehje e solidaritet me të gjitha ato nëna e motra kosovare të cilat vuajtën dhe vuajnë akoma pasojat e asaj dhune”.

Nga ana tjetër, Balla u kërko deputetëve të opozitës të mos bëjmë më histori dhe politikë me çështjet e Kosovës. “Kemi miratuar një rezolutë dhe të mbështesim delegacionin tonë në Asamblenë Parlamentare të KiE. Firmat janë siguruar dhe të ecim përpara. Pastaj kur shkojmë nga Kosova te paratë e fushatës, gjëja bëhet shumë groteske. Sugjerimi im është që të bëni edhe ju si ne, nuk ka nevojë për postera, por vërini në dispozicion të mjedisit duke mbjellë edhe ju pemë”, tha ai.

tritan shehu UÇK
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.