Në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkoza e Bardhë” si rezultat i kontrollit në banesën e 66-vjeçarit E.R. dhe 36-vjeçarit D.R (babë e bir) u zbuluan 2 sera në të cilat u gjetën të kultivuara kubikë, 610 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis. Pjesa më e madhe e tyre u asgjësua me anë të djegies, ndërsa pjesa tjetër u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Babë e bir janë shpallur në kërkim nga Policia pasi specialistët e Hetimeve dhe Krimeve nuk i kanë gjetur në banesën e tyre në fshatin Shkoza e Bardhë në Thumanë të Krujës.
Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për kryeplakun e fshatit Shkozë e Bardhë R.M., për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
