Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Majko ironizon deputetët e opozitës, reagon Tabaku: Kjo është e turpshme kur përdorni…

12:29 / April 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
majko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në seancën e sotme në Kuvend, pati debate të forta mes deputetit socialist Pandeli Majko dhe deputetes demokrate, Jorida Tabaku. Në fjalën e tij, Majko tha se seanca plenare nuk duhet të kthehet në një fushatë elektorale. Ai ka ironizuar opozitën, duke cituar deklaratat e bëra më herët nga kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj se opozita është pastruar nga servilët dhe se kanë kaluar në anën e PS.

“Përse thoni që ne po ndryshojmë programin dhe rendin e ditës ftoj zotin Leskaj të reagojë. Sot përfaqësuesi i partisë komuniste përfaqësohet nga partia juaj, citoj kryetarin tuaj që ka thënë se sot PD është pastruar nga servilët dhe i ka marrë PS, pra zonjën Jorida dhe Bardhin i kemi marrë ne?”, tha Majko.

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku tha se është një turp që përmenden emra kolegësh në sallë. “Por kur mosha dhe eksperienca keqpërdoren dhe përdoren emrat e kolegëve tanë, kjo është e turpshme. Mes jush turp është që përdorni debatin e PD në këtë Kuvend. S’ka nevojë që të them unë se sa punë bëj apo se kush është i shitur apo i blerë. Herë tjetër respekt për moshën dhe eksperiencën, kur përdor emra të kolegëve në Parlament”, tha Tabaku.

jorida tabaku pandeli majko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.