Rrëzohet me 65 vota kundër ngritja e Komisionit Hetimor për Portin e Durrësit të kërkuar nga opozita.
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka reaguar ashpër pasi mazhoranca rrëzoi kërkesën e tyre për ngritjen e komisionit hetimor për Portin e Durrësit.
Bylykbashi gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se sot është shkelur Kushtetuta e Shqipërisë, për shkak se është detyrim të mbahet Komision Hetimor në momentin që janë 35 firma të deputetëve.
Ndërkohë e cilësoi aferën e Portit të Durrësit, si më korruptiven në vend.
