Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama në Lezhë: Ky qytet pas 4 vitesh me Pjerin Ndreun është krejt ndryshe, kush ka sy e mendje e sheh dallimin

17:45 / April 13, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
D7A97912 E466 4BE9 9038 2D47D4D3D4F5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të fushatës elektorale, Kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar një takim sot me banorët në Lezhë.

Rama theksoi se kjo fushatë ndryshe e Partisë Socialiste do jetë në dobi të qyteteve, duke shmangur sipas tij ndotjen dhe shpenzimet e kota me materiale propagandistike.

“Jemi këtu sëbashku me ju të gjithë për të vijuar një pjesë të këtij rrugëtimi drejt 14 Majit. Sepse ne kemi vendosur që nje pjesë të fondeve të partisë për fushatën elektorale ta kthejmë në një donacion pemësh për të gjitha bashkitë duke shkurtuar një pjesë të shpenzimeve për skena e materiale propagandistike të cilat kushtojnë shumë, por nuk lënë asgjë pas për njerëzit apo qytetin, përveçse rrisin ndotjen vizuale, akustike. Ju keni parë që shpesh vihen postera në mure e pastaj bien si lëkurë të sëmura. Duke heq një pjesë nga këto ne i kemi kushtuar pjesën e parë të fushatës kryesisht mbjelljes së pemëve bashkë me kryetarët e bashkive dhe më vjen mirë që sot vijmë në një bashki që pas 4 vitesh, me Pjerin Ndreun është krejt ndryshe.

Nuk po them që çdo gjë këtu është krejt mirë sepse atëherë do flisnim për diçka magjike, por ka vetëm punë të palodhur për të mbushur një pafundësi gropash të trashëguara nga e shkuara dhe të ecim përpara. Kush ka mendje dhe sy e sheh dallimin e madh mes Lezhës dje dhe Lezhës sot”, tha kreu i qeverisë.

Ai u shpreh se t’i japësh votën opozitës përbën një gabim të madh, duke shtuar se PD në 30 vite nuk ka krijuar dot një shembull të një bashkie apo komune që ka përparuar.

“Do të ishte një fatkeqësi e madhe për qytetin që të kthehej përsëri mbrapa në duart e atyre që është shumë kuptimplotë e njëkohësisht shumë e hidhur që në 30 vjet nuk kanë arritur dot të krijojnë një shembull të vetëm të një bashkie apo komune që ka ec përpara. Nuk ekziston një, nuk ka. Ne mund të tregojmë plot fshatra që i kemi transformuar. Ne mund të tregojmë bashki pas bashkish, ku na është dhënë mundësia të bëjmë një ndryshim shumë të madh dhe e kemi bërë në një kohë shumë të shkurtër. Këto janë zgjedhje për qytetin, nuk janë për t’i parë politikisht gjërat. 

Pa llogaritur faktin që është e pakonceptueshme që me dorën e tyre njerëzit që mund të mos jenë dakord me ne, qeverinë tonë, mund të mos duan të na shohin me sy mua apo Ulsiun mund ta japin votën që bashkia të izolohet, siç është izoluar i pari i tyre që vjen vërdallë me një vulë dhe u premton shqiptarëve çudira, bashkë me atë tjetrin. Dy hije të së shkuarës, që janë një turp dhe duan të kapin një copë Shqipërie këtu e një atje për t’i treguar botës se sado na damkosni ju ne na duan këtu. Natyrisht këtë s’mund ta bëjnë në pjesën dërrmuese të bashkive, por janë disa bashki ku njerëzit duhet të ftillohen. I ka humb pini, nuk futet dot. E rëndësishme është që këto janë zgjedhje të qarta fare, me pin apo pa pin. Këtu është pyetja. Unë mendoj që Lezha nuk do e bëjë atë gabim se do jetë shumë gabim i madh sepse do i mbyllë vetes rrugën. Se janë si i mbyturi që do të të mbysë”, përfundoi Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthimi në Elbasan, gjendet nën rrënojat e pallatit viktima e dytë

08:38 / November 5, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.