Kandidati i grupit të Sali Berishës për Bashkinë e Elbasanit Luçiano Boçi ka ironizuar mbrëmjen e sotme Belind Këlliçin në lidhje me fushatën elektorale.
Në studion e Panorama TV, Boçi replikoi me moderatorin Endri Xhafo në lidhje me prezantimin e programit për Elbasanin, në momentin kur ai e krahasoi me Belind Këlliçin. Ai u distancua nga kandidati për Tiranën, duke thënë se nuk është Belindi dhe nuk ballafaqohet me të.
Replikat në studio
Endri Xhafo: A mund të themi ato që ju keni premtuar
Luçiano Boçi: Do e themi atë. Unë e kam paraqitur kapitullin e arsimit, e kam vënë dhe live në Facebook dhe kam detajuar të gjitha ndërhyrje.
Endri Xhafo: Edhe Belind Këlliçi tha nuk e kam gjithë programin gati…
Luçiano Boçi: Nuk jam Belindi. Lëre çfarë tha Belindi. Nuk ballafaqohem me Belindin, ballafaqohem me atë tjetrin.
