16-vjeçarja me emrin Greta Thunberg është një vajzë nga Suedia që me fjalimet dhe protestat që ka organizuar ka ndikuar shumë në mbrojtjen e mjedisit duke u bërë shembull për mijëra përsona në të gjithë botën.
Greta Thunberg ka folur në parlamentin europianë për mbrojtjen e mjedisit duke thënë : ‘Shtëpia jonë po shembet. Duhet të tronditemi kaq shumë siç u tronditëm nga flakët që dogjën monumentin e katedrales së Parisit. Do arrijmë në një pjesë ku nuk do ketë kthim për mjedisin. Duhet që të marrim masa të mëdha si reduktimi mbi 50% të dioksidit të karbonit në botë.’
Vogëlushja i ka kërkuar po ashtu qytetarëve europianë që të votojnë për eurodeputetët sipas mendimeve të tyre klimatike dhe e ka mbyllur fjalimin e saj me shprehjen ‘Koha po na mbaron. Pse nuk veproni?’.
Shembulli i 16-vjeçares ka ndihmuar mijëra përsona në botë të sensibilizohen për mbrojtjen e ambjentit.