Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Merret në pyetje bashkëshortja e grabitësit të vrarë në Rinas. Çfarë tha ajo para prokurorëve

21:18 / April 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
GruajaAdmir Murati1 Familja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndonëse ka kaluar një javë nga grabitja e Rinasit dhe megjithëse janë regjistruar hetimet edhe për shpërdorim detyre, për të zbuluar zyrtarët përgjegjës që kishin për detyrë të garantonin sigurinë në aeroport, grupi i hetimit ende nuk ka pyetur asnjërin prej tyre.

Pas veprimeve të ngutshme hetimore, sikurse janë këqyrja e vendngjarjes, sekuestrimi i kamerave të sigurisë dhe përgjimet telefonike, prokurorët vazhdojnë të sekuestrojnë dokumente jo vetëm pranë aeroportit “Nënë Tereza” dhe pranë Autoritetit të Aviacionit Civil, për prokurorinë veprimet e para hetimore i ka kryer policia, e cila sidoqoftë ka pyetur disa orë pas grabitjes së 5.7 milionë eurove zyrtarë të TIA-s, të cilët ja lënë përgjegjësinë kompanisë ICTS.

Nga ana tjetër, me shpresën se do të zbulonin diçka mbi bashkëpunëtorët e Admir Muratajt, vrarë gjatë shkëmbimit me armë zjarri me policinë, është pyetur edhe bashkëshortja e 47-vjeçarit, Albana Alidhima. Por, ajo ka deklaruar se kishte së paku 3 vite pa e takuar bashkëshortin dhe se nuk kishte asnjë dijeni se me kë shoqërohej ai.

Krahas përpjekjeve për të zbuluar gjurmë të shokëve të Admir Muratajt, që përpara se të vritej ishte gjithashtu një i shumëkërkuar prej drejtësisë, prokurorët po rishikojnë një varg ngjarjesh të dhunshme të viteve të fundit në fushën e grabitjeve. Dyshimi kryesor i prokurorëve bën fjalë për përfshirjen në grupin e grabitjes së Rinasit të disa personave që më herët gjithashtu janë lakuar për sulme të bankave dhe jo vetëm. Mes të dyshuarve është edhe një i shumëkërkuar tjetër, si edhe një 38-vjeçar i cili është lakuar si anëtar i një grupi grabitësish që vepronte jashtë vendit.

Por, të gjitha këto janë dyshime për hetuesit të cilët pavarësisht çoroditjes hetimore, për diçka janë të sigurt. Grabitësit e 9 prillit, përveç bashkëpunëtorëve që i ndihmuan për të çorientuar policinë teksa dogjën një makine në drejtimin e kundërt nga ata ishin fshehur, ky grup ka gjithashtu edhe bashkëpunëtorë të brendshëm në Aeroportin e Rinasit.


Albana Alidhima
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.