Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Horoskopi

Horoskopi 15 Prill 2023

09:11 / April 15, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
horoskopi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dashi-Një diell rrezatues në shenjën tuaj gëzon shpirtin dhe e bën mendjen të freskët dhe të gjallë. Në anën tuaj është Marsi që konfirmon sharmin gazmor dhe imponues, duke ju bërë të parezistueshëm e mjaft argëtues në shoqëri, veçanërisht nëse festoni ditëlindjen në dhjetëditëshin e tretë.

Demi-Do jetë një ditë me  fat, për të zgjidhur probleme të ndryshme. Nisni që të merrni masa për situatat e dala jashtë kontrollit, duke i dhënë prioritet gjërave me më shumë rrezik. Beqarët do gjejnë një person impresionues me të cilin mund të fillojnë edhe lidhje afatgjata. Të ardhurat në rritje.

Binjakët-Do të jetë një ditë shumë e bukur kjo e sotmja për të dashuruarit. Komunikimi do jetë edhe më i ngrohtë dhe të dyja palët do të bëni të pamundurën për t’ia plotësuar tjetrit dëshirat. Financat pak nga pak do fillojnë të normalizohen, kështu që mos u shqetësoni.

Gaforrja-Pakënaqësia dhe tensioni nervor do t’ju pengojnë të jetoni me qetësi. Ju po kaloni një fazë ndryshimesh që do t’ju udhëheqin për të zbuluar një mënyrë tjetër të jetesës. Në punë disa tensione në mjedisin e punës mund të jenë të pashmangshme. Shmangni konfrontimin në mënyrë që të mos humbni favorin me eprorët.

Luani-Sot do të donit të pushonit dhe të qëndroni në shtëpi. Edhe pse kishit bërë plane të tjera. Mos u shqetësoni, pasdite do të keni mundësi të dilni më partneren dhe miqtë. Mbrëmja do të jetë argëtuese.

Virgjëresha-Kjo nuk është dita juaj më e mirë e javës. Nën ndikimin negativ të Marsit do të hasni jo pak vështirësi. Bëni mirë të bindni veten se çdo situatë është kalimtare dhe se do ia dilni. Tregoni kujdes në ambientin e punës.

Peshorja-Do të diskutoni me një eprorin tuaj, për shkak të një keqkuptimi që ju ka vënë në dritë të keqe, por që gjithsesi do të arrini të merreni vesh. Një sjellje e personit të dashur do t’ju trishtojë, por mos reagoni direkt.

Akrepi-Lëvizjet planetare mjaft pozitive për këtë ditë pranvere. Në veçanti, spikat pozicioni i Plutonit, guvernatori i shenjës tuaj, i cili ju jep një forcë të veçantë jetike, energji proaktive dhe luftarake dhe aftësinë për të mos u dorëzuar kurrë. Thjesht vazhdoni rrugën që keni nisur.

Shigjetari-Sot do të ndieni nevojën për t’u hapur, për t’u besuar mendimeve tuaja, për të komunikuar me të tjerët. Mundohuni të jetoni këtë ditë me partnerin/en tuaj larg nga shqetësimet. Në punë do të jetë një ditë e shkëlqyer për të planifikuar marrëveshje të shkëlqyera, për të gjetur klientë të rinj dhe për të zhvilluar iniciativa të veçanta.

Bricjapi-Partneri/ja do t’ju bëjë disa propozime sot dhe do të mbeteni të surprizuar. Gjithçka do të shkojë mirë. Sa i përket financave, situata do të jetë e kënaqshme, por kjo nuk do të thotë që të mos tregoheni të kujdesshëm.

Ujori-Emocionet tuaja sot do të jenë të hutuara dhe kontradiktore dhe nuk do të dini se çfarë të thoni. Do të shfaqen probleme në marrëdhënien në çift. Do të jeni të drejtpërdrejtë dhe komunikues.

Peshqit-Sot duhet vetëm të pushoni dhe të rikuperoni të gjitha energjitë e harxhuara gjatë gjithë javës. Një drekë më miqtë do ju bëjë të ndiheni më mirë dhe të mendoni pozitivisht.

Horoskopi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Horoskopi, 24 korrik 2026

08:04 / July 24, 2026

Horoskopi, 22 korrik 2026

08:26 / July 22, 2026

Horoskopi, 21 korrik 2026

08:19 / July 21, 2026

Horoskopi, 20 korrik 2026

07:51 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.