Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Manovrat e Celibashit me fletën e votimit, Azgan Haklaj: Koalicioni i turpit mbeti pa emër e pa vulë, Meta i tmerruar nga Escobari

11:01 / April 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
haklaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Demokrati Azgan Haklaj ka reaguar ashpër për manovrat në KQZ me fletën e votimit. Në formatet që ka publikuar komisioneri Celibashi, koalicioni “Bashkë Fitojmë” nuk e ka emrin e kryetarit. Në fakt ka një përplasje se kush është kreu i këtij koalicioni, ndërkohë që “de jure” është Ilir Meta. Mirëpo edhe pse historikisht në fletën e votimit krah koalicionit është vënë emri i kryetarit të që drejton koalicionin, nuk ka ndodhur kështu këtë vit. Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar Azgan Haklaj, i cili e lidh dhe me vizitën e zyrtarit të DASH, teksa ironizon dyshen Meta-Berisha.“Koalicioni Bashkë Fitojmë u ankua për vulën, por edhe pasi siguroi tre vula të Metajt, Dules, Nokës tek jeniçeri Celibashi mbeti edhe pa emrin e kryetarit. Populli ka një shprehje të urtë popullore: “Mos të humbët emri”. Koalicioni Bashkë fitojmë mbeti pa kryetar! Meta i tmerruar nga Eskobari nuk ia dha emrin koalicionit të non gratës! Non grata e justifikoj këtë veprim se Metaj e di se koalicioni me emrin e Metajt nuk merr asnjë votë. Çfarë paradoksi! Pa emër e pa vulë. Koalicioni i turpit Sali Metaj që mbeti anonim pa kryetar kërkon votat e popullit”, shkruan ai. Ndërkohë, kujtojmë se më herët Haklaj deklaroi se figura të rëndësishme të kësaj force politike, kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit. Haklaj u shpreh se Sali Berisha, duhet të ishte i pranishëm në sallën e Parlamentit për të votuar ligjin për hapjen e dosjeve.“Sot Partia Demokratike është e ndarë, politikisht, juridikisht sepse është në gjykatë, moralisht, filozofikisht dhe në ideologji. Ndarja e fundit, ideologjikisht, ndodhi në Parlamentin e Shqipërisë, në votimin për hapjen e plotë të dosjeve të qytetarëve. Nata e së enjtes në Parlament, ishte një ekuinoks politik, tashmë do të ndriçohet se çfarë ka ndodhur edhe gjatë kohës së diktaturës dhe pasojat në neo-diktaturë. Efektet e para po i shohim që tani, po publikohen figura të rëndësishme të politikës shqiptare, të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit, të PD-së, disa figura të rëndësishme po dalin bashkëpunëtore të Sigurimit të Shtetit”, nënvizoi Haklaj.

“Bashkë fitojmë”
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026

Judit Polgár refuzon ofertën për t’u bërë presidente e Hungarisë

17:46 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.