Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Kur e kishin Kavajën e shëmtuan”, Rama: Mos votoni dy hijet e së shkuarës

11:37 / April 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Kavajë, në kuadër të fushatës zgjedhore për 14 Majin. Gjatë fjalës së tij, në një takim me qytetarët në këtë qytet, kreu i qeverisë tha se qytetarët nuk mund të votojnë Metën dhe Berishën pasi kur e kishin Kavajën vetëm e shëmtuan.

“Kur po hyja në rrugën që të sjell këtu, mu kujtua se si ishte hyrja e Kavajës kur ne morën detyrën dhe si ajo hyrje që dukej realisht në atë kohë si hyrje në një vatër të dëshpërimit, harresës, rrënimit, ishte e gjithë Kavaja. I kam parasysh pamjet e Kavajës edhe të gjithë punën, projektet, përpjekjet, për të nisur ndryshimin e saj të madh. Në Kavajë, ndryshe, na ka ndodhur që gjatë rrugës të kthehet në duart e atyre që në 30 vjet që kur ka zgjedhje demokratike në Shqipëri, nuk kanë mundur të krijojnë një shembull të vetëm se dinë të kujdesen për një bashki, qytet, një fshat.

Më kujtohet se kur Kavaja u kthye përsëri në duart e tyre, të vetmet probleme që patëm ne me Kavajën nuk ishim më si të financojmë një projekt më shumë, si të hapim një tjetër hapësirë të gjelbër dhe si të krijojmë diçka të re, por ishin lejet në rërë, e dhëna në kundërshtim me çdo ligj dhe interes publik dhe çdo sens të së bukurës dhe të së ardhmes.

E vetmja gjë që mbaj mend në ato vite kur ata rimorën ishte se si përsëri bashkia e Kavajës u vu në dispozicion të një grupi që funksionon si një bandë grabitqarësh. Kavaja u rikthye tek pisllëku, as plehrat nuk mblidheshin më dhe unë këtu do t’ju them atyre të vazhdojnë të votojnë për ata.

Nuk i duan bashkitë për ti bërë më të bukura pas sa herë u kanë rënë në dorë i kanë shëmtuar. Të më thonë një bashki që e kanë rregulluar. Shiheni Shkodrën çfarë kanë bërë. Shkodra një nga kryeqendrat e Shqipërisë, kulturës, historisë dhe traditës, shioheni se cfarë është sot. Kush e ka bërë Shkodrën. Zoti e ka bërë Shkodrën të mrekullueshme, me lum dhe liqen, me të gjitha të mirat. Historia i ka dhënë gjithçka Shkodrës, Shkodrën e ka bërë ashtu vota për ata, Kush ua jep voton atyre i preftë vetes biletës për të ecur mbrapsht.“, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthimi në Elbasan, gjendet nën rrënojat e pallatit viktima e dytë

08:38 / November 5, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.