Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Në dyshim për pastërtinë e figurës, KQZ dërgon për hetim në prokurori kandidatin e PS

14:03 / April 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Celibashi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

KQZ dërgoi sot për verifikim të thelluar në Prokurorinë e Përgjithshme kandidatin e PS në Mallakastër, Qerim Ismailajn.

Pasi dëgjoi palët në mbledhjen e sotme të KQZ, Celibashi u shpreh se nuk ka ndalim për Ismailajn nga pikëpamja e ligjit që të jetë kandidat për kryetar në zgjedhjet e 14 majit, por duke qenë se vetë kandidati në formularin e dekriminalizimit është përgjigjur me Po nëse ka qenë në hetim apo gjykim në shtet tjetër është rasti për ta ridërguar për hetim të thelluar në Prokurori, nëse bëhet fjalë për të njëjtat raste që janë vlerësuar më parë.

“I vetmi ligj që na tregon nëse një person është i dënuar është kodi penal. Ligji për dekriminalizimin na informon, pra vlerëson atë cfarë ka prodhuar kodi penal, jo në vetvete disponon mbi cilësitë e një personi bazuar në rekordet e tij penale,për të kandiduar ose jo.

Në rastin konkret subjekti në fjalë është i paqenë. Subjekti nuk është i denuar, as me kusht, është zgjedhje e ligjvënësit në këtë rast pse ka krijuar këtë avantazh por është kështu. Konsiderohet i paqenë, nuk ekziston. Dhe kur janë plotësuar kushtet për dënimin alternative sipas dokumentacionit nga prokuroria. Nuk ka ndalim për atë nga pikëpamja e ligjit që të jetë kandidat për kryetar në zgjedhjet e 14 majit.

Tej kësaj, meqë në formularin e vetëdeklarimit, ai pyetjes A ke qenë ndonjëherë në hetim ose gjykim, i është përgjigjur me PO është rasti për ta ridërguar për hetim të thelluar në Prokurori. Nëse bëhet fjalë për të njëjtat raste që janë vlerësuar më parë. Si komisioner s’mund ta marr të mirëqenë, ndaj duhet të presim Prokurorinë.” u shpreh Celibashi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthimi në Elbasan, gjendet nën rrënojat e pallatit viktima e dytë

08:38 / November 5, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.