Në hapjen e fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ilir Meta iu bëri thirrje qytetarëve që të votojnë kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” më 14 maj, pasi, sipas tij, ata do të jenë kandidatët që do të sjellin ndryshimin.
Kreu i Partisë së Lirisë theksoi se tashmë ka ardhur koha që shqiptarët të bëjnë revolucion dhe të sjellin përmbysjen e këtij regjimi monist dhe të korruptuar të Edi Ramës.
“Për shkak të eksperiencave që thamë është koha që të vrapojmë për t’i dhenë fund monizmit absolut. Më në fund pas 4 vitesh do të shkallmojmë atë që askush nuk e mendonte dhe imagjinonte në Shqipëri. Është koha për ndryshim është koha për revolucion me votë, do të sjellë përmbysjen e korrupsionit absolut dhe transparencë absolute me çdo kandidatë që do të zgjidhet. Ai autobus atje është shpresë e madhe sepse më në fund nuk do të vendosen taksa aritrare për qytetarët”, tha ai.
