Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vranë 46 shqiptarë të Suharekës në Kosovë, dënohen vetëm 15 vjet burg

22:11 / April 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shqiptar Kosova1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hapja e kësaj dere, i sjell shumë kujtime. Në oborrin e shtëpisë së vëllait të Hysen Gashit, forcat paramilitare serbe, ia vranë mizorisht 16 anëtarë të familjes. Por, tmerri i asaj dite për banorët e fshatit Terrnje të Suharekës, nuk u ndal me kaq.

Me 25 mars te vitit 1999, po në këtë fshat, forcat paramilitare serbe vranë edhe 6 anëtarë të tjerë të kësaj familje, duke çuar numrin në 22 viktima. Ndërsa të vrarë mizorisht atë ditë, mbeten gjithsej 46 kosovare. Hysen Gashi, të cilit ia vranë prindërit, gruan me tre fëmije si dhe vëllain me dy djem, tregon momentin kur ia vranë familjarët. “Babën ma kanë vra kshtu, grun kshtu me fmi”.

Gashi thotë që mizoria serbe shkoi deri në atë masë, saqë djalin 10 vjeçar. “Djali i ka pas 6 plumba, ne vete”. E kur u larguan nga shtëpia, Hyen Gashit, para syve ia vranë edhe djalin e vëllait, Arbenin. “Jena kane qitu, plumbi ka rrok ëitu, tani e ka rrok Arbenin. Nana e tij ka nejt edhe 1 ore me to..”

E autorët e këtij krimi nuk janë të panjohur. Pikërisht për këtë masakër, Departamenti për krime të luftës së Gjykatës së Lartë të Beogradit, dënoi me vetëm 15 vjet burgim, Rajko Kozlinin. Ai  u gjet fajtor për vrasjen e 15 kosovarëve në Terrnjë të Suharekës, dhe plagosjen e dy të tjerëve. Kurse ai që sipas banorëve ishte në cilësinë e komandatit, Pavle Gavrilloviq, u la i lirë.

E dikush që vitin 2016 kishte marrë guximin të dëshmoj kundër këtyre krimeve mizore në Beograd, thotë që ky dënim është shumë i ultë. “Pak o, njo e kane denu, aty kane marre pjese shume veta”. Milaim Gashit, serbët ja vranë gruan dhe pesë të afërm të tjerë. Ndërsa tregon për një moment, kur mendoi që ai më gjithë familjen e tij do të vriten. “Bumen e kane hap deren, e ka shti mrena, jom kane me 12 anetare te familjes”.

Banorët e Ternjes thonë që ishte pikërisht Pavle Gavrilloviq është ai që dha urdhër të kryheshin këto vrasje.

Madje sipas banorëve vet Gavrilloviq kishte urdhëruar që askush të mos mbetej i gjallë në këtë vend. E të ulët dënimin, e ka quajtur edhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd (FDH). Ata përmes një komunikate për opinionin kanë thënë se ky vendim, në lidhje me krimin e kryer në Tërnje, është i gabuar.

46 shqiptare denohen 15 suhareke vriten
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.