Gara për Bashkinë e Dibrës pritet të jetë e fortë. Këtë e tregojnë dhe rezultatet e sondazhit të fundit që u publikua nga Report Tv.
Demokratët mendohet të jenë në vend të parë për momentin, por me aleatin e tyre LSI nuk përbëjnë shumicën. Kjo sepse PDIU në këtë rreth “zotëron” afro 20.5 % të votave. Duke i bashkuar ato me PS-në përbajnë shumicën në këtë zonë.
Në Dibër nëse do të votohej sot, 35-39% do të votonin PD-në, 27-31% PS-në, 12-16% LSI-në dhe 16.5-20.5% PDIU-në. Në krahasim me një muaj më parë, PD-ja ka rritje, ndërsa PS-ja ulje.
