Pas Barcelonës dhe Ajax që siguruar mbrëmë, biletën për raundin e parafundit të kompeticionit më të rëndësishëm për klube, dy skuadra angleze i janë bashkuar këtij çifti. Tottenham Hotspur dhe Liverpool janë skuadrat e Premier League që do të vijojnë garën për trofeun më të lakmueshëm të kontinentit. “Gjelat” kaluan mes drithërimash, Manchester Cityn.
Pavarësisht humbjes 4-3 në “Etihad Stadium”, të besuarit e Pochettino kaluan me rezultatin e përgjithshëm 4-4, por golat e shënuar në fushë kundërshtare marrin më shumë vlera. Në këtë 90 minutësh realizuan Stërling e Son Heung Min dopietë, si dhe Bernardo Silva dhe Aguero për vendasit dhe Llorente për miqtë.
Fitore komode për Liverpool që triumfoi edhe në takimin e dytë nga Portos. “The Reds” fituan në “Dragao” 3-1, duke u kualifikuar për më tej me rezultatin e përgjithshëm 4-1. Golat mbajnë firmat e treshes sulmuese, Mane, Salah e Firmino dhe mbrojtësit holandez, Virgil van Dijk. Goli i nderit për portugezët u realizua nga Militao.
