Dashi-Evitoni ekstremet në jetën personale sot, por mbi të gjitha në punë. Tregoni kujdes sidomos nëse do të keni të bëni me punëdhënësin dhe këdo tjetër që mund të jetë në pozita të tilla që mund të dëmtojnë karrierën tuaj.
Demi-E dini që diçka nuk shkon, por nuk mund ta drejtoni gishtin se çfarë mund të jetë. Mjaft e mbajtët mendjen aty dhe fokusohuni në problemet që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme. Përgjigja që kërkoni do të vijë kur mendja juaj të jetë e zënë me gjëra të tjera.
Binjakët-Ekziston rreziku që do t’i merrni gjërat për të mirëqena dhe do të përfundoni duke u zhgënjyer kur diçka të mos shkojë siç pretendoni. Gjithashtu, nëse ju vijnë para gjatë ditëve në vijim, ruajini, mos i shpenzoni.
Gaforrja-Dikush që nuk dëshiron që të ndajë të njëjtën pikëpamje me ju sot, do t’jua bëjë gjërat më të vështira se zakonisht. Injorojeni. Vijoni me planet dhe argëtohuni sa më shumë të mundeni, në këtë mënyrë do t’i tregoni vendin.
Luani-Mos hiqni dorë nga diçka vetëm sepse është më e vështirë nga sa e kishit menduar. Sidomos në punë, mos u dorëzoni para tundimit për të hequr dorë nga diçka që mendoni se nuk ia vlen kohën dhe energjinë tuaj.
Virgjëresha-Ndoshta sot nuk është ide e mirë që të insistoni më shumë sa duhet. Nëse do të përpiqeni që t’i bindni të tjerët që të bëjnë siç doni ju, ata mund t’jua bëjnë jetën e vështirë. Nuk ka nevojë të urdhëroni që të tjerët t’ju ndjekin, drejtoni me anë të shembullit.
Peshorja-Sa më shumë bëni për një njeri, aq më shumë do të presin nga ju, ndaj është e nevojshme që të ndaleni dhe t’i tregoni se tani e tutje duhet t’ia dalin vetë. Mund të duket si diçka e keqe, por në terma afatgjatë do të ketë benefitet e saj.
Akrepi-Mendimet që keni krijojnë botën rreth jush dhe ajo që do të mendoni sot, do të jetë realiteti nesër. Ndaj është e nevojshme që sot të kontrolloni çfarë mendoni. Qëndroni pozitivë gjatë gjithë kohës, në çdo situatë. Mbi të gjitha, buzëqeshni.
Shigjetari-Në asnjë mënyrë nuk duhet të bëni deklarata për të cilat nuk e dini nëse janë të vërteta ose jo. Është e pashmangshme që të tjerët do të kërkojnë fakte dhe mund ta gjeni veten në siklet.
Bricjapi-Ana emocionale do të jetë tejet e ndjeshme sot. Një moment do ta gjeni veten plot hare, ndërsa një moment tjetër të trishtuar. Mos u shqetësoni, gjithçka do të kthehet në normalitet shumë shpejt. Ndërkohë përpiquni që të mos i merrni gjërat më seriozisht sa duhet.
Ujori-Është e nevojshme që të mos shqetësoni për gjëra të cilat nuk mund t’i kontrolloni. Mund të jetë që diçka nuk është në favorin tuaj momentalisht, por në terma afatgjatë nuk do të ketë asnjë ndikim. Buzëqeshni, jeta ka ulje e ngritje.
Peshqit-Nëse dikush po shkel rregullat dhe po kërkon që të bëni edhe ju të njëjtën gjë, më e mira që mund të bëni është të largoheni nga persona të tillë. Nuk keni pse bëni asgjë që nuk dëshironi./tvklan.al
