Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj ironizon stadiumin bosh ku fliste Berisha: Është jashtë realitetit, u flet karrigeve të kuqe dhe bën konspiracione

15:36 / April 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 04 17 at 13.11.55
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj ka ironizuar sërish stadiumin bosh, teksa fliste Berisha në çeljen e fushatës së opozitës. Veliaj tha se Berisha është jashtë realitetit.

“Normal që është jashtë realitetit se mjafton të shohësh Saliun se si u fliste karrigeve të kuqe bosh; u fliste me pathos se mendonte se ishin me mijëra njerëz aty. Ti aty kupton se është një çështje që duhet adresuar nga mjekët dhe jo nga politika. Ai ka nevojë për ndihmë psikologjike. Kemi shumë psikologë që mund të ndihmojnë në këtë rast”, tha Veliaj.

Ai i cilësoi qesharake edhe deklaratat e Berishës për lidhje me iranianët. Kreu i Bashkisë u shpreh se Saliu ka probleme me djalin dhe Gërdecin ku u vranë njerëz.

“Sot ti dëgjon Saliun që kalon me orë të tëra dhe flet jo për iranianët, jo po Sulejmani, jo po këto i njeh Lali, muhabete kot! Dhe zbulohet që këta ishin disa njerëz që shkonin dhe blinin mish. Po të shikosh, tani nuk dalin e flasin më se kanë frikë se mos ju dalin të tyret këta. Njerëz që unë as që i kisha takuar ndonjëherë. Ti aty kupton që përroi psiqik i ndërgjegjes nuk ka pse na merr edhe ne përpara, përroi psiqik le të marrë atë. Unë e kuptoj, ka probleme me djalin, ka probleme me Gërdecin, ka probleme që ka vrarë njerëz, ato janë halle, mos i rëntë njeriu! Por i zgjodhën vetë ato vendime”, tha Veliaj.

Berisha veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha kundërshton raportin e Reformës Territoriale, propozon deri në 110 bashki dhe rikthimin e komunave

15:10 / July 23, 2026

“Afati ka skaduar!” Balla kundër shtyrjes së mandatit të Territoriales: Komisioni e ka përfunduar mandatin dhe nuk ringjallet

12:03 / July 23, 2026

Refuzohet kërkesa e PD për zgjatjen e afatit të Territoriales! Berisha: S’keni ligj, raportet s’janë prezantuar në komision

11:23 / July 23, 2026

Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nderim të akademikut Emin Riza

10:48 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.