Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Helmohemi nga djegia e mbetjeve”/ Boçi mesazh qytetarëve: Ta bëjmë Elbasanin perlën e Shqipërisë

17:20 / April 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
boci2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi ka prezantuar platformën e tij për këtë qytet.

Duke renditur problematikat me të cilat përballet sot qyteti, Boçi tha se Elbasani helmohet çdo ditë nga djegia e plehrave në qiell të hapur, ndërsa u shpreh se “qeveria qendror dhe vendore kanë vjedhur në këtë investim inefektiv mbi 27 milionë euro dhe është ndërtuar një hekurishte kancerogjene që prodhon vdekje dhe tym”.

“Elbasani është bashkia dhe qarku më numrin më të madh të ullinjve në vend, por që nuk ka shërbim cilësor. Bashkia dhe qarku i Elbasanit është bashkia me numrin më të madh të gjedhëve, por nuk ka politikë konkretë për ta mbështetur këtë nensektor.

Elbasani është qytet me burime të jashtëzakonshme që shkatërrohen për interesat e klientelës së qeverisë.

Pranë Elbasanit është lumi Shkumbin, i cili është helmuar ndër vite dhe tani helmohet nga djegia e plehrave në qiell të hapur.

Qeveria qendror dhe vendore kanë vjedhur në këtë investim inefektiv mbi 27 milionë euro dhe është ndërtuar një hekurishte kancerogjene që prodhon vdekje dhe tym. Është qytet që helmohet me helm industrial dhe metal të rëndë prej 5 dekadash”, u shpreh Boçi.

Boçi po ashtu u shpreh se ai synon që ta kthejë Elbasanin në një qendër ekonomike me bazë arsimin dhe burimet njerëzore.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen, pasi vetëm në këtë mënyrë mund ta bëjmë Elbasanin një perlë në mes të Shqipërisë”.

Ne synojnë të forcojmë individin, synojmë të mbajmë të rinjtë në Shqipëri. Synojmë të zhvillojmë fshatin. Elbasani është një trekëndësh ekonomik dhe ai duhet të jetë një qendër ekonomik me bazë arsimin dhe burimet njerëzore.

Ne synojmë që të hedhim në treg ofertën tonë turistike. Oferta turistike përfshin truizmin, natyrore, kulinar atë të aventurës etj. Ne synojmë të zhvillojmë industrinë e lehtë të argotizmit. Duam ta ringjallim qytetin që të rinjtë të jetojnë këtu. Që t’ja dalim me sukses këtij objektivi na duhet bashkimi i të gjithëve! Vetëm duke u bashkuar mund ta bëjmë Elbasanin një perlë në mes të Shqipërisë”, u shpreh Boçi.

Boçi zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.