Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Shefja e Microsoft në Gjermani: Industria duhet ta përqafojë inteligjencën artificiale

19:41 / April 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
inteligjencaartificiale
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shefja e gjigantit Microsoft për operacionet në Gjermani, Marianne Janik, u ka bërë thirrje kompanive në atë shtet që të përqafojnë inteligjencën artificiale.

“Inteligjenca artificiale mund të nxisë zhvillim të madh për Gjermaninë, sidomos në fushat kyçe, siç është industria klasike, ku gjërat, realisht, nuk kanë përparuar”, ka thënë Janik të hënën, në një panair ndërkombëtar për industri.

Sipas saj, inteligjenca artificiale përbën “mundësi historike”, dhe mund të shfrytëzohet në mënyrë kreative, për shumë qëllime.

Janik ka thënë se teknologjia mund të ndihmojë në tejkalim të problemeve, siç është mungesa e fuqisë punëtore, si dhe mund të përshpejtojë procesin e inovacionit.

Megjithatë, ajo i ka kuptuar rreziqet e shtyrjes së inteligjencës artificiale përpara, më shpejt sesa që duhet.

Së fundi, shumë hulumtues dhe sipërmarrës, sikurse miliarderi Elon Musk, kanë bërë thirrje për trajnime në sisteme të avancuara të inteligjencës artificiale.

Në anën tjetër, Autoriteti italian për Mbrojtje të të Dhënave, e ka bllokuar aplikacionin për inteligjencë artificiale, Chatgpt, duke përmendur shqetësimet për privatësi.

Ky aplikacion është krijuar nga kompania partnere e Microsoftit, OpenAI.

Janik ka thënë se Microsoft i ka pasur parasysh parimet etike të inteligjencës artificiale, prej fazave fillestare.

Ajo ka thënë se sistemet e tilla duhet të jenë të besueshme dhe të sigurta, dhe se duhet të respektojnë privatësinë.

“Gjëja e rëndësishme është që një person duhet të mbahet gjithmonë përgjegjës”, ka thënë Janik.

“Rezultatet e sistemeve me inteligjencë artificiale, duhet të kontrollohen nga njerëzit, sidomos nëse përdoren për tema të ndjeshme”./REL/

inteligjencën artificiale Marianne Janik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Masat e reja të TikTok ndaj trazirave, bllokohen kërkimet nxitëse dhe kufizohet monetizimi i transmetimeve

21:22 / October 21, 2026

iPhone 18 Pro dhe Pro Max me problem të pazakontë

21:00 / October 5, 2026

OpenAI anulon lançimin e modelit të ri për shkak të shqetësimeve për sigurinë

10:28 / September 29, 2026

“Unë jam i pari!”, kaos jashtë dyqanit Apple për shkak të blerjes së iPhone 18 në Australi

20:00 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.