Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gara për 14 majin/ Hila: Kryetarët e kanë marrë në dorë. Shehaj: Rama gënjen kur thotë se s’ka kosto

21:40 / April 17, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shehaj hila
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Dritan Hila i ftuar në studion e emisionit “Open” ka folur në lidhje me fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit dhe mënyrën se si është zhvilluar deri tani nga palët. Sipas tij kjo fushatë është politike, sepse kryetarët e partive e kanë marrë atë në dorë duke dalë vetë para mbështetësve.

Ai shtoi se një rezultat i dobët për dyshen Berisha-Meta është “një shenjë shumë e keqe për të ardhmen e tyre politike”, ndërsa nga ana tjetër Rama kërkon të tregojë që pushteti i tij nuk është i konsumuar.

Sakaq, deputeti demokrat Agron Shehaj deklaroi se partia në pushtet ka interes ta kthejë fushatën në politike, ndërsa tha se kryeminsitri Rama gënjen kur thotë se fushata e partisë së tij do jetë me kosto të ulët. Sipas Shehajt pushteti ka mundësi pa limit për fushatën dhe se kostoja e vërtetë e garës elektorale qëndron te pagesat për mediat dhe analistët.

Pjesë nga biseda:

Hila: Nuk mund të thuash që është fushatë e lirë. Është fushatë politike sepse vetë kryetarët e kanë marrë në dorë dhe po dalin ata vetë. Të dyja palët po investojnë shumë në këtë fushatë. Meta dhe Berisha e dinë se një rezultat i dobët është një shenjë shumë e keqe për të ardhmen e tyre politike. Rama nuk do të tregojë që forca që drejton është konsumuar gjatë 10 viteve të fundit.

Shehaj: Partia në pushtet ka interes ta kthejë në fushatë politike. Këlliçi ka në interes të flasë për problemet e qyetarëve. Kjo është fushata që po bën ai në Tiranë, është përqendruar në problemet e qytetarëve dhe kryesorja është rritja e kostos së jetesës. Rama gënjen kur thotë që do bëjë fushatë me kosto të ulët, pasi nuk ka fushata të tilla. Pushteti ka mundësi pa limit për fushatën, kostoja e vërtetë janë shpenzimet në raport me mediat apo analistë që përcjellin mesazhin politik.

Hila: Unë kam media dhe nuk kam marrë asnjë lloj paraje. Ke ndonjë informacion për këtë? Shumica që mbrojnë parti janë të PD-së, i bie që ata paguajnë më shumë. Për ata që mbrojnë PS-në besoj se e bëjnë për bindjet e tyre. Pagesat që bëhen për media janë në të bardhë, ato në të zezë janë problem. Besoj se ato të Berishës e marrin më shumë në të zezë.

Shehaj: Unë fola në përgjithësi. Nuk fola as me shifra, as përmenda emra. Kam fakte por po flas për modelin. E shohin të gjithë se si funksionon. Ti thua që të djathtët marrin para. Unë flas për një fenomen. Në veçanti nuk më takon mua të flas. Sipas mendimit tim ashtu është. Nga inceneratorët kishte pagesa pafund të ngjashme.

Hila: Një media që merr me kontratë të rregullt nga firma e inceneratorëve është brenda gjithë rregullave.

Agron Shehaj dritan hila fushata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Spiralja e panevojshme ku po zhytet Agron Shehaj me “deklaratat” e pasurisë

21:03 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.