Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Nuk i përmendim dot sepse na fikin derën”/ Kujt po i frikësohet Artan Hoxha?

22:00 / April 17, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan hoxha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për situatën e krimit të organizuar në qytetin e Durrësit, ku gara elektorale për zgjedhjet vendore është mjaft e ashpër dhe organizatat kriminale kanë ndikim. 

Hoxha deklaroi se në këtë qytet janë prishur balancat dhe të gjithë organizatat kriminale janë në krahun e mazhorancës. Ai tha se Durrësi është mjaft i rëndësishëm për krimin, për shkak të Portit ku hyn kokaina, projektit për kthimin e portit në një marinë jahtesh, kur sipas gazetarit do të pastrohen paratë e krimit dhe në përgjithësi për shkak se Durrësi është qytet ku kryhet pastrim parash në turizëm. 

“Nuk kemi të bëjmë thjesht me banda, por kemi të bëjmë me organizata kriminale, që janë struktura të mirëfillta kriminale me imapkt të jashtëzakonshëm në njësinë vendore të Durrësit.

Durrësi si bashki, është një nga bashkitë kryesore, nuk ka qenë kështu më parë. Durrësi ka qenë vazhdimisht në vëmendjen e krimit sepse ka portin dhe ka treg të madh turistik, ku investohen paratë e krimit. Të kesh kontrollin në Durrës je shumë i avantazhuar për aktivitetin në të gjithë Shqipërinë.

Trysnia e ushtruar nga organizatat kriminale nuk ka qenë kurrë më parë në nivelin që është sot, në nivelin e kriminalitetit, vrasjet, shantazhi, presionet, ashtu edhe në pjesën tjetër, në lidhje dhe koordinim të strukturave kriminale me agjensitë e zbatimit të ligjit.

Shikoni sa shpesh ndërrohen drejtorët e hipotekës në Durrës. Sot Durrësi duke qenë porti më i madh, është porta nga hyn kokaina në vend. Ka vajtur 22 mijë euro kg i kokainës. Pse? Sepse ka stok.

Ata që marrin në kontroll portin, kanë interesa në fushatë zgjedhore, duan të ruajnë status quo. SPAK ka disa hetime që kanë të bëjnë me organizata kriminale, por kanë goditur organizata që i kanë dalë nga rreshti mazhorancës.

Nëse më parë kishte një lloj balancë, ka kaluar tani e gjitha në të njëjtin krah. Tre bashkitë kryesore ku do të përqëndrohet lufta, është Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Ajo që shoh në Durrës, është që balanca dhe ekuilibri në botën e nëndheshme është prishur. Nuk di ndonjë grup të madh sot, edhe ata që nuk i përmendim dot sepse të fikin derën…

Durrësi është bërë i rëndësishëm sepse opozita ka shanse të mira për ta fituar bashkinë, prandaj i kërkohet ndihmë atyre. Në një njësi vendore ku mazhoranca e ka të sigurtë, nuk i duhet aleanca me botën e nëndheshme. Organizatat kriminale në Durrës janë shumë prezente.

Nuk e di nëse zoti Cara ka patur problematikë direkte, me shantazhe dhe presione, por ajo që mund të them me të dhënat që kam në terren, më rezulton se pjesa dërrmuese e strukturave të krimit të organizuar, që merren me narkotrafikun, krimet e rënda, janë kundër zotit Cara”, tha Hoxha. 

Artan Hoxha Durresi Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.