Deputetja demokrate e qarkut Elbasan, Zheni Gjergji, ka reaguar ashpër pas daljes së Flamur Nokës në “Top Story” për të folur për Elbasanin.
Duke sulmuar Nokën i cili është deputet i Tiranës pasi as Kukësi nuk e pranon më, ajo shkruan:
“Nuk mund të bëjmë qoka kur ftojmë në emision individë që nuk jetojnë në Elbasan por e shohin atë veç kalimthi.
Elbasani ka shumë probleme si çdo qytet tjetër në Shqipëri, por elbasanasit asnjëherë nuk kanë humbur dinjitetin, identitetin, tipare që shoqërisë shqiptare po i zbehen dita- ditës!”
Kujtojmë që PD është e përçarë në Elbasan dhe sondazhi i Top Channel tregoi sonte fitoren me 9% diferencë të PS-së.